Liderja e esktremit të djathtë në Francë, Marine Le Pen, ka akuzuar rivalin e saj, Emmanuel Macron, që po mban qëndrim të butë ndaj islamistëve.
Le Pen ka mbrojtur njërin ndër aktivistët e fushatës së tij, Mohamed Saou, i cili kohë më parë publikoi mesazhet e Macronit në Facebook që kishin të bënin me sulmin ndaj revistës satirike Charlie Hedbo, e cila u vu në shënjestër të xhihadistëve në vitin 2015, transmeton portali arbresh.info.
Gjatë një fjalimi para rreth një mijë përkrahësve, Le Pen e akuzoi Macron, që po tregohet i butë me ekstremistët për shkak të përfitimit të votave.
“Me Macron president, islamizmi do të jetë në lëvizje”, ka thënë ajo.
Le Pen edhe njëherë ka shprehur qëndrimin e saj për luftimin e ekstremistëve islamikë, duke theksuar se zgjedhjen e saj si presidente Franca ‘do të pastrohet nga ky fenomen’./Arbresh.info
Kusari-Lila sot mban konferencë për media, njofton masa të r...
Panairet ekonomike, Kurti: Ekonomia e Kosovës rritet përmes ...
Kosova dhe Serbia japin zotime për normalizim, pajtim dhe ra...
6 shtetas shqiptarë ekstradohen sot nga Dubai, dyshohet se j...
Aksident në Shqipëri, një viktimë dhe tre të lënduar
Këto janë çmimet e derivateve për sot