Nëse qëndroni shumë gjatë duke bërë foto në qytetin italian të Portofinos do të gjobiteni me 275 euro. Ky vendim, sipas autoriteteve do të shmangë trafikun në qytetin luksoz e shumëngjyrësh.
Sipas kryebashkiakut të gjithë ata që ndalojnë të bëjnë foto bllokojnë rrugët dhe trafikun. Ai shtoi se njerëzit që bëjnë selfie shkaktojnë “kaos anarkik”.
Qeveria lokale e nisi vendimin gjatë fundjavës së Pashkëve dhe planifikon të mbajë rregullin e vendosur për selfie deri në fund të sezonit të festave në tetor.
Për turistët që janë të dëshpëruar për të bërë një selfie në zonat e ndaluara, ndalimi hiqet çdo ditë në orën 18:00.
Portofino nuk është i vetmi qytet ku autoritetet i kanë ndaluar njerëzit të bëjnë selfie.
Autoritetet e Japonisë i kanë ndaluar njerëzit të përdorin shkopinj selfie në të gjithë rrjetin hekurudhor.
Në Mbretërinë e Bashkuar, njerëzve u është ndaluar të bëjnë selfie në pjesë të Kullës së Londrës për shkak të shqetësimeve të sigurisë që lidhen me Kurorën Mbretërore.
Në Spanjë, qeveria i ka ndaluar njerëzit të bëjnë selfie gjatë eventit vjetor të vrapimit të demave, në rast të kundërt gjobiten me 3000 € ./euronews
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...