Organizata Botërore e Shëndetit thotë se emri zyrtar i sëmundjes së shkaktuar nga koronavirusi do të jetë Covid-2019.
“Tani kemi një emër për sëmundjen dhe është Covid-19”, u tha shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus para gazetarëve në Gjenevë, transmeton portali arbresh.info.
Emërimi u bë pasi numri i të vdekurve kaloi njëmijëshen. Dhjetëra mijëra njerëz janë infektuar.
Fjala koronavirus i referohet grupit të viruseve që i përket, në vend se soji i fundit.
Studiuesit kanë bërë thirrje për një emër zyrtar për të shmangur konfuzionin dhe stigmatizimin.
“Duhej të gjenim një emër që nuk i referohej një lokacioni gjeografik, një kafshë, një individi ose një grupi njerëzish, dhe i cili është gjithashtu i shqiptueshëm dhe lidhet me sëmundjen”, tha shefi i OBSH.
“Të kesh një emër ka rëndësi për të parandaluar përdorimin e emrave të tjerë që mund të jenë të pasakta ose stigmatizuese. Ai gjithashtu na jep një format standard për t’u përdorur për çdo shpërthim të ardhshëm të koronavirusit”.
Tani ka më shumë se 42,200 raste të konfirmuara në të gjithë Kinën. Numri i vdekjeve ka kapërcyer atë të epidemisë Sars në 2003./arbresh.info/
Abdixhiku: Po të kishim ambicie për pozita do të kishim marr...
Dukagjini e fiton Kupën e Kosovës – Berisha me supergol nga ...
Ferizaj lë fushën para fundit, protesta të lojtarëve ndaj gj...
LVV të dielën paraqet zotimet qeverisëse
Cristiano Ronaldo me dygolësh, Al Nassr më në fund e fiton t...
Ç’është Tregu i Përbashkët Evropian dhe a mund t’i bashkohet...