Departamenti amerikan i Shtetit dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, po i bën thirrje Rusisë që të gjejë dhe të ndjekë penalisht autorët e vrasjes para 11 vjetësh të gazetares, Anna Politkovskaya.
Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Heather Nauert tha se mungesa e zgjidhjes për vrasjen e zonjës Politkovskaya dhe gazetarëve të tjerë në Rusi, si edhe kërcënimet ndaj gazetarëve, e kanë keqësuar më tej atmosferën e frikësimit për shtypin e pavarur.
Harlem Desir, përfaqësuesi i OSBE-së për lirinë e medias tha se është e papranueshme që organizatorët e vrasjes së Politkosvkayas dhe gazetarëve të tjerë mbeten të lirë. “Ky rreth vicioz pandëshkueshmërie ka një efekt të vazhdueshëm në gjendjen e lirisë së medias në Rusi”.
Politkovskaya ishte një gazetare e njohur në gjithë botën për shkrimet e saj për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe korrupsionin në Çeçeni dhe pjesë të tjera të Kaukazeve, që vuanin nga një kryengritje vdekjeprurëse islamike. Ajo ishte gjithashtu kritike e ashpër e Kremlinit. /VOA
Lutfi Haziri zbulon kushtin e LDK-së për një marrëveshje me ...
Temperatura pranverore nesër në Kosovë, deri në 16 gradë
Melania Trump do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Siguri...
Mbi 19 mijë qytetarë nënshkruajnë Peticionin Kombëtar të ini...
Elijona zbulon frikën që e kishte përballë Benitës
Haradinaj e mohon se ka probleme shëndetësore: E kaloj edhe ...