Raporti thekson se 2.7 miliardë të punësuar që korrespondojnë me 81 për qind të 3.3 miliardë punonjësve në të gjithë botën, janë të punësuar në biznese që janë detyruar të mbyllen ose që janë rekomanduar të mbyllen
Organiata ndërkombëtare e punës (ILO) ka njoftuar se mbyllja e plotë ose e pjesshme e bizneseve për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) prekin 81 për qind të fuqisë punëtore në botë, gjegjësisht 2.7 miliardë punonjës, transmeton arbresh.info.
Shumë vende të botës po përpiqen të ruajnë distancën sociale dhe të marrin masa të reja për të zvogëluar shpejtësinë e përhapjes së COVID-19, për të lehtësuar sistemin shëndetësor dhe për të parandaluar humbjet e jetëve.
Mangësitë në jetën e biznesit, kufizimet e udhëtimeve, ndërprerja e arsimit dhe masat e tjera të lidhura me kuzimet e daljeve në rrugë kanë shkaktuar efekte të papritura dhe të ashpra mbi punëtorët dhe bizneset, ku disa prej tyre janë detyruar të ndalojnë aktivitetet e tyre ndësa disa të tjera kanë ndryshuar mënyrat e punës.
Në raportin e saj për COVID-19 dhe botën e biznesit, ILO tregon se efektet ekonomike të pandemisë janë më seriozët të përjetuara që nga Lufta e Dytë Botërore.
Raporti thekson se 2.7 miliardë të punësuar që korrespondojnë me 81 për qind të 3.3 miliardë punonjësve në të gjithë botën, janë të punësuar në biznese që janë detyruar të mbyllen ose që janë rekomanduar të mbyllen. Në të gjtihë botën prashikohet se 6.7 për qind e orarit të punës do të eliminohet në tremujorin e dytë të vitit.
Sipas grupeve për të ardhurat, grupi me të ardhura “të larta-të mesme” pritet të jetë grupi ku do të ulet më shumë në bazë proporcionale orari i punës ndërsa vendet që do të preken më shumë nga kjo renditen vendet arabe, evropiane dhe ato të Azisë-Paqësorit./arbresh.info/AA
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...