Kryeministri sllovak Eduard Heger dërgoi një paralajmërim të fortë për të ardhmen e vendit të tij në rast se Rusia mund Ukrainën.
Në Forumin Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos, Heger tha se “nëse bie Ukraina, pas saj e ka rradhën Sllovakia”, transmeton portal arbresh.info
“Ukraina duhet të fitojë,” tha Heger në një panel ku morën pjesë një numër liderësh politikë dhe biznesi europianë.
Kryeministri sllovak ka kritikuar anëtarët e BE-së se mbështeten shumë në energjinë ruse dhe u bëri thirrje udhëheqësve europianë që të “ndalojnë komprementimin” e parimeve të tyre kur kanë të bëjnë me Rusinë.
“Ne i kemi shitur vlerat tona lirë për naftën dhe gazin rus. Kompromiset me Putinin kanë shkaktuar luftë në Ukrainë. Ne po flasim për një luftë agresive në të cilën njerëzit po vdesin masivisht. Ukrainasit po derdhin gjakun e tyre për vlerat tona “, tha Heger./arbresh.info/
Hamza shtron iftarin tradicional për BIK-un, thekson vlerat ...
Arsenal shpëton nga disfata në çastet e fundit ndaj Leverkus...
GO+ Peja fiton në Ligë Unike ndaj Vllaznisë
Prokuroria jep detaje për ndalimin e Gjestit, dyshohet për t...
FBI paralajmëroi se Irani mund të sulmonte Kaliforninë, me d...
PSG – Chelsea, formacionet zyrtare