Më 17 dhjetor 1967, Harold Holt kryeministri i Australisë shkoi për një notim në plazh dhe nuk u kthye kurrë.
Kjo është një nga misteret më të mëdha të gjitha kohërave, që ka vënë shumë pikëpyetje por asnjëherë ndonjë gjë reale, e cila do t’i jepte fund këtij diskutimi.

Supozohet se ai ishte fundosur dhe për nder të tij u mbajt një komemoracion në të cilin morën pjesë udhëheqës botërorë, përfshirë kryeministrin britanik Harold Wilson dhe presidentin amerikan Lyndon Johnson.
Por trupi i tij nuk është gjetur kurrë, duke ngritur teori qesharake, duke përfshirë edhe një libër që pretendon se kryeministri ishte rrëmbyer nga një nëndetëse kineze.
50 pas zhdukjes së tij, karriera e politikanit progresive australian Holt u zbeh tërësisht nga natyra misterioze e vdekjes së tij.Një nga misionet më të mëdha të shpëtimit të Australisë u nis, por trupi nuk u gjet kurrë. Njeriu 59-vjeçar vuante nga problemet e zemrës, por mungesa e një trupi ka krijuar shumë legjenda.
Një legjendë e ka atë që ai është marrë nga një nëndetëse kineze ose sovjetike ose nga jashtëtokësorët./gazetametro
Thaçi nga Haga: Shkëmbimi i territoreve synonte paqe të qënd...
Vdekja e kongresistit Engel/Kosova kujton mikun e madh dhe z...
Reuters: Lideri i ri suprem i Iranit ka plagë të rënda dhe s...
Negociatorët amerikanë dhe iranianë mbërrijnë në Pakistan pë...
Pavarësisht që gjyqi po shkon drejt fundit, Specialja ia vaz...
Vëllaznimi shpërthen ndaj FBK-së dhe kërcënon me masa ligjor...