Kryeministri i Izraelit ka thënë se deklaratat e OIC rreth Jerusalemit nuk na kërcënojnë.
Kryeministri i Izraelit ka thënë që deklaratat e nga samiti islamik nuk i shqetësojnë aspak, shkruan Al Jazeera, transmeton arbresh.info.
“Në fund do të triumfojë e vërteta. Edhe vendet e tjera do ta njohin Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit e do t’i transferojnë atje ambasadat e tyre.” ka bërë të ditur Benjamin Netanyahu në reagimin e tij kundër deklaratave të Samitit Islamik në Stamboll.
Kryeministri Netanyahu ka shtuar që “Jo vetëm që Jerusalemi është kryeqytet i Izraelit, por ne me sukses kemi arritur të sigurojnë lirinë fetare për të gjitha fetë”
Deklaratat e tij vijnë pasi Samiti Islamik i mbajtur në Stamboll e ka shpallur mbrëmë Jerusalemin Lindor si Kryeqytet të Palestinës duke e hedhur poshtë vendimin ekzekutiv të Trump.
OIC gjithashtu ka thënë që një vendim i tillë nga ana e Trump është thyerje e ligjeve ndërkombëtare./arbresh.info/
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë