Kryeministri britanik Boris Johnson zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e ri të SHBA-së Joe Biden, me ç’rast riafirmoi angazhimin për vlerat e përbashkëta për promovimin e të drejtave të njeriut dhe për mbrojtjen e demokracisë me aleancën e NATO-s.
“Kisha kënaqësinë të flas me presidentin Joe Biden këtë mbrëmje. Unë pres që të thellojmë aleancën e gjatë midis dy vendeve tona ndërsa ecim drejt një rikuperimi të fuqishëm dhe të qëndrueshëm nga COVID-19”, u shpreh Johnson në Twitter.
Zyra e kryeministrit tha se Johnson përgëzoi Biden-in për inaugurimin e tij, duke shtuar se të dy udhëheqësit presin me padurim “thellimin e aleancës së ngushtë” midis vendeve të tyre.
Johnson mirëpriti vendimin e Biden-it për kthimin në Marrëveshjen e Parisit për ndryshimet klimatike, thuhet më tej.
Ata diskutuan gjithashtu rreth përfitimeve të marrëveshjes së mundshme të tregtisë së lirë midis dy vendeve.
Biden u betua zyrtarisht të mërkurën si presidenti i 46-të i SHBA-së, së bashku me Kamala Harris si nënpresidente./AA/
Haxhiu takon studentët e Mjekësisë, premton vazhdim të mbësh...
Tchouameni thyen heshtjen pas incidentit me Valverden: Janë ...
Belgjika do të hapë ambasadë në Tiranë, konfirmohet gjatë vi...
Arben Vitia: Tubim madhështor në Kodrën e Trimave, me besim ...
Rubio: Fushata ushtarake kundër Iranit ka qenë jashtëzakonis...
FIFA konfirmon rregullat e reja për Kupën e Botës 2026