Greqia do të vazhdojë përpjekjet e saj dypalëshe për të siguruar lirimin e dy ushtarëve grekë të paraburgosur në Turqi, por gjithashtu ka theksuar se llogarit në mbështetjen e aleatëve të saj europianë.
Rasti i ushtarëve ka rritur tensionet mes Greqisë dhe Turqisë, aleatët e NATO-s të cilin shumë afër luftës deri në vitin 1996, transmeton portali arbresh.info
Të dy vendet kanë parë tendosje diplomatike mbi burimet natyrore të Mesdheut lindor dhe fatin e tetë ushtarëve turq që u arratisën në Greqi, pas dështimit të grusht shtetit në vitin 2016.
Dy ushtarët grekë u arrestuan këtë muaj pasi kaluan kufirin në Turqi në një mot të keq. Greqia tha se incidenti ishte rezultat i “një gabimi” dhe ka kërkuar lirimin e tyre.
Tsipras, duke folur në një samit të BE-së në Bruksel, tha se kishte garanci nga krerët e Komisionit të BE dhe Këshillit të BE-së se çështja do të diskutohet edhe me Presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan gjatë bisedimeve në Bullgari.
“Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona përmes kanalëve dypalëshe, por në të njejtën kohë llogaritet në mobilizimin zyrtar dhe të hapur të partnerëve tanë, aleatëve tanë”, tha Tsipas.
“Ne do të mbetemi të fokusuar në përpjekjen tona për të shtrirë dorën e dialogut, një dorë miqësie ndaj vendit tonë fqinjë. Në duam bashkëpunim, dialog, paqë”, shtoi ai.
Vendet anëtare të BE shprehën shqetësimin e tyre lidhur me ndalimin e vazhdueshëm të shtetasve të BE në Turqi, duke përfshirë dy ushtarët grekë dhe kërkuan një zgjidhje të shpejtë dhe pozitive të këtyre çështjeve./arbresh.info/
Skuadre belge ofertë për Zenelin, Elfsborg e vlerëson më shu...
Nigeri, 28 udhëtarë myslimanë rrëmbehen nga persona të armat...
Arsenal kalon në gjysmëfinale të Carabao Cup, eliminon Cryst...
Arrestohet 14-vjeçari shqiptar në Greqi, mbante thikë në amb...
Pavarësisht kundërshtimit të Perëndimit, Serbia zgjat marrëv...
Policia arreston dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë