Kryeqyteti çek është nikoqir i një samiti joformal të BE-së do të mbahet në Kështjellën e Pragës më 7 tetor. Liderët nga 27 shtetet anëtare do të bisedojnë për krizën energjetike, teksa kontinenti pritet të përballet me një dimër të vështirë.
Çmimet e gazit dhe të energjisë elektrike janë rritur për shkak të kufizimeve të furnizimit me energji ruse për Evropën. Moska ka thënë se këto kufizime po bëhen në kundërpërgjigje të sanksioneve që Perëndimi ka vendosur ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.
Në BE ka mosmarrëveshje midis shteteve anëtare mbi mënyrën se si të trajtohet kriza e energjisë./rel/
Enrique: Vitin e kaluar të gjithë mendonin se Liverpooli ish...
Kishte hipur sipër veturës një person, gjobitet me 150 euro ...
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, policia nis ...
Policia ndalon një veturë me mallra të kontrabanduara në Ban...
Shërbimet hekurudhore janë anuluar në Mashhad pas paralajmër...
Nis takimi i Sindikatës së sektorit privat, diskutohet për p...