Që nga fillimi i vitit 2024 pothuajse 100 emigrantë kanë humbur jetën në përpjekje për të kaluar Mesdheun. Organizata Ndërkombëtare për Migracionin në reagimin zyrtar ka njoftuar se numri i viktimave është shumë i lartë. Sipas drejtoreshës së IOM viktimat janë pothuajse dyfishi i atyre të regjistruara në të njëjtën periudhë të vitit 2023.
Më herët Papa Françesku ka mbajtur një konferencë për këtë çështje duke u bërë thirrje liderëve që të ulen të konsultohen për gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare, me qëllim parandalimin e viktimave.
Sipas Projektit të Emigrantëve të Zhdukur të IOM-it, numri vjetor i emigrantëve të vdekur dhe të zhdukur në të gjithë Mesdheun u rrit nga 2,048 në 2021 në 2,411 në 2022 dhe 3,041 në fund të 2023./abcnews.al/
Bedri Hamza mbështet studentët shqiptarë në Shkup: Jemi me j...
“Bukë, djathë & domate” – Drake rikthehet sërish ...
Trump kërcënon sërish: Irani do të kalojë kohë shumë të keqe...
Dëmtohet monumenti i UÇK-së në Kaçanik, nisin hetimet
Haxhiu nis ditën me ecje në Gërmi me aktiviste dhe kandidate...
Amir Rrahmani shënon gol të bukur me kokë për Napolin