Presidenti rus Vladimir Putin pritet të shkojë në Turqi pas ftesës së dërguar nga homologu i tij Erdogan.
Lajmi u bë me dije nga këshilltari i shefit të Kremlinit i cili theksoi se presidenti ka pranuar ftesën.
Detajet nga planet për udhëtimin nuk janë bërë me dije dhe ende nuk ka një datë fikse për takimin mes dy liderëve.
Turqia ka qenë ndër vendet e pakta që ka mbajtur marrëdhënie me Rusinë dhe Ukrainën që nga nisja e luftës. Ndërsa ka kritikuar ofensivën e Rusisë, Ankaraja po përpiqet të balancojë lidhjet e saj të ngushta dhe e ka pozicionuar veten si një palë neutrale që përpiqet të ndërmjetësojë midis palëve ndërluftuese.
Për më tepër, Turqia ka hezituar të marrë pjesë në sanksionet kundër Rusisë.
Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar ndërkohë një urdhër arresti për Putin për luftën në Ukrainë.
Ndaj Pjesëmarrja e liderit rus në samitin vjetor të Brazilit, Rusisë, Indisë, Kinës dhe Afrikës së Jugut në Johannesburg, këtë verë konsiderohet e pamundur. Afrika e Jugut ka njohur juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare dhe do të detyrohej të arrestonte Putinin pas mbërritjes./euronews
FSK drejt Shqipërisë për gjetjen e të zhdukurit në lumin Mat...
KESCO kërkon rritje prej 21.3% të çmimit të energjisë elektr...
Kërkohet ndihmë për gjetjen e një gruaje në Lipjan
Trevon Allen ndahet me Golden Eagle Yllin
E kryer, Kristjan Asllani kalon në formë huazimi tek Besikta...
Virusi i rrezikshëm rikthehet në Azi, Nipah ndez alarmin glo...