Një shqiptar nga Kosova, i identifkuar si Liridon B., ka qëlluar me thikë partneren e tij, duke e lënë të vdekur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Francë, në Hayange, Moselle.
Mediat shkruajnë se 23-vjeçari nga Kosova e ka qëlluar pesë herë me thikë partneren e tij, Stéphanie, në sy të vajzës së tyre, vetëm 4 vjeçe.
Më pas ai është larguar nga vendi i ngjarjes.Policia dhe shërbimet mjekësore kanë shkuar pranë të resë, por pavarësisht përpjekeve të tyre, 23-vjeçarja nuk ia doli dot mbanë dhe ndërroi jetë.
Autori i ngjarjes, i cili ndodhej në Francë me leje qëndrimi është një person i njohur për policinë për shkak të ngjarjeve në të cilat është përfshirë.
Christian Mercuri, prokurori publik i Metz, është shprehur se ai ka kryer më shumë se 20 vepra penale, në lidhje me dhunë dhe shpërndarje të trafikut të drogës.
Shqiptari nga Kosova u la i lirë nga burgu në 12 maj dhe u vendos me një byzylyk të thjeshtë elektronik në arrest shtëpie.Pak orë pasi vrau partneren e tij, ai u vu në pranga dhe tashmë ndodhet në paraburgim.
100 kadetë të rinj korrektues i shtohen SHKK-së
Suspendohet zyrtari korrektues në Dubravë, dyshohet për plag...
Presidenti iranian bisedë telefonike me Erdogan, mohon se ka...
Osmani pret ambasadorin britanik, diskutohet për zhvillimet ...
Zhegrova jep sinjal të fortë te Juventusi: Refuzon pushimin ...
I dënuar me 9 vite burg në Itali, arrestohet 32-vjeçari në T...