Koreja Veriore ka bërë festime masive për testimin e suksesshëm të raketës së fundit balistike me rreze të gjatë, kanë deklaruar mediat shtetërore të Phenianit, të cilat kanë theksuar se regjimi akuzon Uashingtonin se “po kërkon luftë bërthamore”.
Për të festuar nisjen e raketave, faqja e parë e gazetës shtetërore është mbuluar me njerëz që duartrokasin në sheshin Kim II –Syng të Phenianit, e cila u dekorua me portretë të mëdha të liderëve të fundit të veriut, shkruan afp, transmeton portali arbresh.info
Koreja Veriore të mërkurën ka kryer me sukses testimin e një rakete balistike ndërkontinentale.
SHBA-të në përgjigjjë kanë theksuar se regjimi i Kim Jong-un do të “shkatërrohet tërësisht”, nëse vendi nuk heq dorë nga arsenali i saj bërthamor me rreze të gjata./arbresh.info/

Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic