Koreja e Veriut thotë se fëmijët jetimë punojnë vullnetarisht në miniera dhe ferma

16:35 | 29 Maj 2021

Media shtetërore e Koresë së Veriut ka pohuar se jetimët janë vullnetarë për të punuar në miniera dhe ferma të drejtuara nga shteti.

Agjencia Qendrore e Lajmeve Koreane (KCNA) tha se qindra fëmijë “me mençuri dhe guxim në kulmin e rinisë së tyre” kanë zgjedhur të kryejnë punë manuale për shtetin, njofton Klan Kosova.

Mosha e tyre nuk dihet saktë, por siç shihet në foto, ata mund të jenë në adoleshencë.

Grupet e të drejtave të njeriut kanë akuzuar prej kohësh Korenë e Veriut për detyrimin e fëmijëve në punë, diçka që shteti e mohon.

Në shkurt mbi pretendimet se të burgosurit e luftës nga Koreja e Jugut po përdoren si skllevër në minierat e qymyrit të Koresë së Veriut për të gjeneruar para për regjimin dhe programin e armëve.

Rreth 26 milionë njerëz besohet se jetojnë në Korenë e Veriut, e cila drejtohet nga një qeveri që ka kontroll të ashpër mbi jetën e njerëzve.

Lajmet më të lexuara