
The World Health Organization in Geneva has faced criticism from President Trump over its handling of the pandemic.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) pasi dërgoi ekspertë në Republikën Demokratike të Kongos ka identifikuar një sëmundje misterioze, e cila prek kryesisht fëmijët e vegjël dhe të kequshqyerit.
Mbrëmjen e së dielës, Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se nga data 24 tetor deri më 5 dhjetor janë regjistruar 406 raste me këtë sëmundje të panjohur, prej të cilave 31 kanë qenë fatale.
Simptomat e sëmundjes përfshijnë: temperaturë, dhimbje koke, kollë, rrjedhje hundësh dhe dhimbje trupi. Sëmundja me origjinë të panjohur po përhapet në zonën Panzi dhe në provincën jugperëndimore të Kwango, DR Kongo.
Organizata vuri në dukje se të gjitha rastet e rënda u gjetën te njerëzit e kequshqyer rëndë dhe shumica te fëmijët.
OBSH deklaroi gjithashtu: “Zona është e largët dhe rurale, me hyrjen në të e penguar nga sezoni i vazhdueshëm i shirave… Këto sfida, të kombinuara me aftësitë e kufizuara diagnostikuese të disponueshme në zonë, kanë vonuar identifikimin e shkakut.”
OBSH në deklaratën e saj sqaroi se malaria është e zakonshme në rajon dhe mund të jetë përgjegjëse për disa shpërthime të sëmundjes. Në të njëjtën kohë, ekspertët vlerësojnë se është e mundur që më shumë se një sëmundje të jetë përgjegjëse për shpërthimet./abcniews.al
Aksident i rëndë në Rrugën e Arbërit, një viktimë dhe dy të ...
Teherani: Jemi ende nën “hijen e luftës”
Hoxha: Kosova prioritet absolut i politikës së jashtme të Sh...
Zbulohet formacioni më i mirë i sezonit në Ligën e Kampionëv...
ZYRTARE: Konate largohet nga Liverpooli, pas përfundimit të ...
Ardian Gjini: Ramushi ka ditë me na ngushëllu neve kur është...