Ndonëse familjarët e 9-vjeçareve, Sophia dhe Vasiliki Filippopoulou, kishin shpresa se ato ende ishin gjallë, fatkeqësisht rezultoi e kundërta. Siç raportojnë mediat greke vogëlushet janë gjetur të djegura në krahët e dy gjyshërve të tyre në Matin, fshati tashmë fantazmë.
Ky fakt është bërë me dije edhe nga hetuesi privat i familjes, Yorgos Tsoukalis. Ndërkohë ‘Zougla.gr’ shkruan se ka qenë një mik i familjes ai që ka bërë publik lajmin e hidhur, në një postim në rrjetet sociale.
Kujtojmë se rasti i vajzave greke mori vëmendjen edhe të mediave britanike dhe jo vetëm, pasi familjarët hodhën hipotezën se ato mund të ishin rrëmbyer gjatë kohës që ra zjarri. Ditën e djeshme dy prindërit janë njoftuar nga autoritetet që t’i nënshtroheshin një testi të ADN-së, ndërsa iu kërkuan edhe lodra e sende personale të vajzave.
Pas disa orëve ankthi, lajmi i kobshëm erdhi; vajzat ishin djegur gjatë zjarrit apokaliptik të 23 korrikut, në krahët e gjyshes dhe gjyshit.

Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...