Autoritetet turke i kanë konfirmuar tri raste të reja të personave të infektuar me koronavirus, duke e çuar në pesë numrin e përgjithshëm të njerëzve të infektuar.
“Pas dy rasteve të para, i kemi konfirmuar tri raste të reja. Këta tre persona kanë pasur kontakte me dy të infektuarit e parë, sepse ishin nga e njëjta familje. Të gjitha pesë rastet janë drejtpërdrejt të lidhura me njëra-tjetrën”, tha ministri turk i shëndetësisë, Fahrettin Koca.
Turqia i ka ndërprerë fluturimet me 14 shtete si pjesë e masave për luftimin e përhapjes së koronavirusit, shkruan “Anadolu”, transmeton Gazeta Express.
Ministri i shëndetësisë tha se qytetarët turq që kthehen nga vendet e huaja do të jenë të detyruar që t’i marrin dy javë pushim nga puna dhe të vetizolohen. Kjo masë do hyjë në fuqi ditën e hënë.
Përpos tyre, pushim duhet të marrin gratë shtatzëna, personat me nevoja të veçanta dhe personat mbi moshën 60-vjeçare. Ata duhet të qëndrojnë të izoluar në shtëpi pasi t’i marrin 12 ditë pushim, tha ministri Koca.
Autoritetet turke tashmë i kanë ndërprerë fluturimet me Kinën, Iranin, Irakun, Italinë, Korenë Jugore, Francën, Gjermaninë, Spanjën, Norvegjinë, Danimarkën, Belgjikën, Austrinë, Suedinë dhe Holandën.
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh
Real Madridi synon përforcime për verën
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...