Një varkë prej druri pothuajse e dëmtuar, me një ngarkesë makabre, mbërriti të premten mbrëma në brigjet e Sados të Japonisë, duke sinjalizuar një alarm për autoritetet lokale.
Për shkak të motit të keq, i cili pothuajse e ndau varkën në dysh, autoritetet ishin në gjendje ta nxirrnin në breg mëngjesin e të shtunës ku edhe në bord gjetën ngarkesën makabre.
Në bordin e anijes fantazmë u gjetën dy koka të ndara të dekompozuara dhe pesë kufoma njerëzore, “gati skeletore”, që tregon se viktimat kishin qenë në det për një kohë të gjatë.
Nuk dihet nëse dy kokat e prera i përkasin ndonjë prej pesë trupave të pajetë.
Autoritetet besojnë se anija e filloi udhëtimin e saj nga veriu. Është hera e dytë brenda muajit që autoritetet në Sado kanë gjetur një anije të tillë të nisur nga Koreja e Veriut.
Më 28 nëntor, pesë kufoma u gjetën brenda një varke peshkimi.
Anije të tilla fantazmë, bosh ose me mbetje njerëzore, mbërrijnë shpesh në brigjet e ishujve japonezë./tch/

KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...