Forcat e koalicionit të udhëhequr nga amerikanët në Siri i janë përgjigjur zjarr të rebelëve në afërsi të qytetit verior të Manbij, sipas një zëdhënësi të koalicionit.
“Forcat tona pranuan të shtëna me armë zjarri dhe iu përgjigjën dhe më pas u vendosën në një vend të sigurt”, tha zëdhënësi i koalicionit kolonel Ryan Dillon për Reuters me telefon, transmeton portali arbresh.info.
Ai shtoi që ka kërkuar Turqisë që t’u tregojë rebelëve që mbështet në atë zonë që gjuajtjen ndaj forcave të koalicionit amerikan “është i papranueshëm”.
Forcat tokësore të SHBA-së janë në Sirinë veriore, si pjesë e përpjekjeve të koalicionit për të mbështetur Forcat Demokratike të Sirisë (SDF), një aleancë lokale e militantëve kurdë dhe arabë që luftojnë kundër Shtetit Islamik./arbresh.info/
Mbeturinat rikthehen në rrugën “Goleška” në Graç...
Paga e 13-të, Tahiri – Qeverisë: Çka është bërë për sektorin...
Konjufca jep shpresë për çështjen e presidentit: Vullneti i ...
Liverpooli pritet të vazhdojë me Arne Slot edhe në sezonin e...
Deputeti i VV-së shkakton të qeshura në Kuvend, e ngatërron ...
Haxhiu ‘ironizon’: Veç edhe presidenti na ka mbetë, edhe kre...