Klinton uron Joe Biden për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale

19:13 | 7 Nëntor 2020
Arbresh.info

Ish-presidenti amerikan Bill Klinton ka uruar Joe Biden dhe Kamala Harris për fitoren e tyre në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Klinton përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter ka shprehur urimet e tij dhe ka treguar se më në fund në Amerikë fitoj demokracia, shkruan arbresh.info

Postimi i plotë i tij:

“Amerika ka folur dhe demokracia ka fituar. Tani ne kemi të zgjedhur një president dhe një nën-president të cilët do të shërbejnë për ne për të na bashkuar të gjithë së bashku. Urime Joe Biden dhe Kamala Harris për fitoren tuaj.”

Shpërndaje në rrjete sociale