Kisha ruse ndërpret të gjitha lidhjet me Konstantinopojën

23:25 | 15 Tetor 2018

Kisha Ortodokse ruse ka deklaruar se ka ndërprerë të gjitha lidhjet me Patriarkanën e Kostandinopojës – trupi që zotëron autoritetin shpirtëror mbi të krishterët ortodoksë të botës.

Konstandinopoli kohët e fundit njohu pavarësinë e Kishës ukrainase nga Patriarkana e Moskës, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info

Shumë të krishterë ukrainas akuzojnë Kishën ruse se ka favorizuar rebelët në Ukrainën lindore.

Konstandinopoja mban mbi 300 milionë të krishterë ortodoksë globalisht.

Në anën tjetër, Moska e refuzon pavarësinë e Kishës së Ukraniës.

Metropolitan Hilarion, peshkopi i cili kryeson diplomacinë e Kishës Ortodokse Ruse, u tha gazetarëve në Bjellorusi: “Është marrë një vendim për të prishur bashkësinë e plotë me Patriarkanën e Kostandinopojës”.

Peshkopi tha se vendimi i Konstandinopojës për të njohur të gjitha kishat e Ukrainës si të pavarura nga Moska shkoi “kundër së vërtetës historike”.

Ukraina u pavarësua nga Rusia në vitin 1991, por aneksimi i Krimesë në vitin 2014 dhe luftimet në Ukrainën lindore kanë acaruar marrëdheniet mes dy vendeve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara