
People wear face masks against the spread of the new coronavirus as they queue in a street of Tegucigalpa, on April 6, 2020. - The Honduran National Risk System (SINAGER) confirmed 30new cases of COVID-19, reaching a total of 298 cases in the Central American nation. (Photo by ORLANDO SIERRA / AFP) (Photo by ORLANDO SIERRA/AFP via Getty Images)
Në territorin e Kinës ku është shfaqur pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) në 24 orët e fundit janë regjistruar 89 raste të reja, ndërkohë që nuk është shënuar asnjë vdekje lidhur me virusin.
Komisioni Kombëtar i Shëndetit (NHC) në Kinë tha se në vend u regjistruan 89 raste të reja me COVID-19 prej të cilave 86 me burim brenda territorit të vendit dhe 3 me burim nga jashtë vendit.
Më këtë që nga fillimi i pandemisë në Kinë është rritur në 82.249 numri i personave të prekur nga koronavirusi.
Më tej thuhet se në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë vdekje për shkak të koronavirusit ndërsa 75 persona janë liruar nga spitali.
Gjithashtu vihet në dukje se 1.674 persona që kanë pasur kontakte të afërta me të sëmurët e infektuar dhe që janë mbajtur nën vëzhgim, janë jashtë mbikëqyrjes mjekësore.
Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Kinë nga COVID-19 kanë humbur jetën 3.341 persona nga virusi ndërkohë janë shëruar 77.738 persona./AA
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...