Kina i ka bërë thirrje SHBA-së që të anulojë tarifat e saj gjithëpërfshirëse për mallrat kineze që hyjnë në vend, për të treguar në këtë mënyrë se është serioze në deklaratat e saj për t’i dhënë zgjidhje luftës tregtare midis dy vendeve.
Lufta tregtare midis dy ekonomive më të mëdha në botë është përshkallëzuar, pasi edhe Kina nga ana e saj ka kthyer mbrapsht aeroplanët Boeing që porositi nga SHBA, në hakmarrjen për tarifat.
Por Trump në dukje duket sikur ka zbutur qëndrimin e tij ndaj Kinës, duke thënë se taksat që ai ka vendosur deri më tani mbi importet kineze do të “uleshin ndjeshëm, por nuk do të jenë zero”.
Kurti për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e V...
Hoxha për takimin me Kurtin: Theksuam nevojën për projekte s...
Molliqaj: Punëtorët më të pasigurt se kurrë, më 7 qershor vo...
Vetura godet dy këmbësorë në Mitrovicë, njëri pëson lëndime ...
Macron kërkon fundin e sulmeve në Liban dhe marrëveshje urgj...
Uran Ismaili uron në mënyrë të veçantë Kadri Veselin për dit...