Kina planifikon të reduktojë në mënyrë të moderuar numrin e filmave amerikanë të shfaqur në vend – si një kundërpërgjigje e pazakontë ndaj rritjes së tarifave të fundit të Uashingtonit, njoftoi sot transmetuesi shtetëror Kinez Televizioni Qendror (CCTV).
“Vendosja “e paligjshme” e tarifave nga qeveria e SHBA-së ndaj Kinës “do të reduktojë në mënyrë të pashmangshme më tej popullaritetin e filmave amerikanë midis audiencës vendase”, tha një zëdhënës i autoritetit rregullator të filmit në Pekin.
“Në vend të kësaj, do të shfaqen më shumë filma nga e gjithë bota”, tha ai.
Kina tashmë ka një sistem kuotash për filmat e huaj, të cilët gjithashtu duhet të kalojnë rregulloret kineze të censurës përpara se të transmetohen.
Tarifat hakmarrëse të Kinës prej 84% për importet amerikane hynë në fuqi sot – duke bërë që presidenti amerikan, Donald Trump të rrisë sërish tarifat ndaj importeve kineze në SHBA në 125%.
Trump e justifikoi masën duke thënë se Kina kishte treguar një “mungesë respekti” për tregjet botërore.
Më herët, Pekini u zotua se do të “luftonte deri në fund” në mosmarrëveshjen tarifore duke akuzuar SHBA-në për zhvatje – por Kina nuk i është përgjigjur rritjes së fundit të tarifave me rritje të mëtejshme të tarifave./abcnews
Aksident i rëndë në aksin Fier-Roskovec, përplasen makina me...
Bayerni zyrtarisht i jep lamtumirën tre futbollistëve, ata n...
KQZ miraton ndryshimin e afatit, votimi me postë do të fillo...
Rinisin punimet në sheshin “Xhorxh Bush”, Rama: Ka pas veç v...
Osmani viziton bizneset në Anamoravë: Suksesi nuk vjen kurrë...
Gjukanoviq: Qarqe nga Beogradi u përpoqën të destabilizonin ...