Ministria e jashtme kineze thotë se OBSH nuk ka gjetur dëshmi që koronavirusi i cili ka infektuar dy milionë njerëz në botë të jetë krijuar në laborator.
Zëdhënësi i Ministrisë Zhao Lijian bëri komentet në përgjigje të një pyetje rreth akuzave që koronavirusi e kishte origjinën në një laborator në qytetin qendror kinez, Wuhan, ku epidemia u shfaq për herë të parë në fund të vitit 2019, transmeton portali arbresh.info.
Presidenti amerikan Donald Trump tha të mërkurën qeveria e tij po përpiqet të përcaktojë nëse koronavirusi buron nga një laborator në Wuhan, Kinë dhe Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha se Pekini “duhet të tregojë të drejtën” në atë që dinë.
Zhao nuk iu drejtua drejtpërdrejt komenteve të Trumpit./arbresh.info/
Sindikatat kërkojnë sqarime për 100 eurot
15-vjeçari humb jetën në pishinë në Gjirokastër
Lëvizja Vetëvendosje fton qytetarët në Prizren
Rama reagon ndaj Iranit për protestat në Zvërnec
Aktakuzë ndaj 6 personave në veri
Votimi me postë: KQZ ka aprovuar mbi 7 mijë pako me fletëvot...