Kina raportoi 37 raste të reja simptomatike me COVID-19 dhe 20 raste të reja asimptomatike, njoftoi Komisioni Kombëtar i Shëndetit. Nuk u regjistruan vdekje të reja.
Kjo rrit totalin e Kinës në 88,328 raste të konfirmuara me coronavirus dhe 4,677 vdekje, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, raporton CNN.
Ndërkohë, Kina përshpejtoi testimet e saj javët e fundit, duke arritur në 4.84 milionë teste të kryera çdo ditë, tha Wang Jiangping, Zëvendës Ministër i Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, transmeton Telegrafi.
Në mbarë vendin, gati 5.000 institucione mjekësore dhe 38 mijë teknikë ishin në gatishmëri për të bërë një goditje të shpejtë të testimit në masë.
“Një total prej afro 200 milionë kopjesh të kompleteve të testimit janë shpërndarë në spitalet, qendrat e kontrollit të sëmundjeve, portet doganore dhe agjencitë e palëve të treta në të gjithë vendin”, tha Wang.
Shkon në dy numri i viktimave të aksidentit në “Ibrahim Rugo...
Rrëzohet kërkesa për modifikimin e dënimit të Haxhi Shalës
Ngjarje e rëndë në Gostivar: Gjendet e varrosur një grua që ...
Von der Leyen: Mos ndërhyni në politikën e Evropës
Tërmeti 6.7 shkallësh i Rihterit në Japoni- publikohen pamje...
50 aksidente trafiku gjatë 24- orëve të fundit në Kosovë