Kryeqyteti kinez sot u mbulua nga tymi i madh, me ç’rast Pekini përjetoi stuhinë më e rëndë e rërës në një dekadë.
Stuhia shkaktoi një rritje të paparë në matjet e ndotjes së ajrit me nivelet e ndotjes në disa rrethe me 160 herë më të lartë se kufiri i rekomanduar, shkruan bbc transmeton portali arbresh.info
Si pasojë e motit të ligë, qindra fluturime janë anuluar ose kanë aterruar pasi qielli u kthye në një mjegull pluhuri me pamje apokaliptike.
Supozohet se rëra po sillet nga erërat e forta nga Mongoli, vend që po përjeton stuhi të rënda rëre, të cilat tashmë kanë rezultuar në gjashtë vdekje ndërsa dhjetëra njerëz mbeten të zhdukur.
Media “Global Times” e Kinës raportoi se të paktën 12 provinca në vend, duke përfshirë kryeqytetin, janë prekur.


Moti ka të ngjarë të vazhdojë gjatë ditës të hënën dhe të përmirësohet natën, shtoi ai.
OBSH aktualisht vendos nivele të sigurta të cilësisë së ajrit bazuar në përqendrimin e grimcave ndotëse (PM) që gjenden në ajër. /arbresh.info/
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira