Kina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rënë dakord të rrisin bashkëpunimin për klimën gjatë dekadës së ardhshme, në një njoftim të papritur në samitin e klimës COP26 në Glasgow.
Të dy vendet lëshuan një deklaratë të rrallë të përbashkët që premton veprim. Sipas saj, të dyja palët do të kujtojnë angazhimin e tyre të vendosur për të punuar së bashku, në mënyrë që të arrijnë objektivin e temperaturës 1.5 Celsius të përcaktuar në Marrëveshjen e Parisit.
Ata bënë thirrje për shtimin e përpjekjeve për të mbyllur ‘hendekun’ që mbetet për të arritur këtë objektiv.
Shkencëtarët thonë se kufizimi i rritjes së temperaturës globale në 1.5 Celsius do të ndihmojë njerëzimin të shmangë ndikimet më të këqija klimatike. Kjo krahasohet me temperaturat para-industriale.
Në Paris në vitin 2015, liderët botërorë u zotuan të përpiqen të mbajnë botën nga ngrohja me më shumë se 1.5 Celsius në 2 Celsius përmes reduktimeve të emetimeve.
Australia ndalon rikthimin e qytetarit të lidhur me ISIS
Osmani arrin në Washington për takimin inaugurues të Bordit ...
“Liria ka emër”, Rama reagon me mesazh pas fjalëve përfundim...
Abdixhiku uron besimtarët myslimanë për nisjen e Ramazanit
Trepça fiton Kupën e Kosovës për vitin e pestë me radhë
Merz: Gjermania do kërkojë partneritete strategjike me Kinën...