Një akademik nga Tajvani është burgosur për katër vjet në Kinë me akuzat për “spiunazh”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mediat lokale raportuan se Zyra e Çështjeve të Tajvanit e Kinës njoftoi se Tony Shih u dënua për “spiunazh” nga një gjykatë në provincën Anhui të Kinës.
56-vjeçari Shih, i cili doli në pension si profesor i asociuar nga Universiteti Kombëtar i Tajvanit, u ndalua në Pekin për përfshirje të dyshuar në “aktivitetet kriminale që rrezikojnë sigurinë kombëtare të Kinës” që nga gushti i vitit 2018.
Autoritetet kineze transmetuan “rrëfimin” e tij në televizionin shtetëror në mes të tetorit në të cilin Shih “pranoi” se ai “me vite me radhë mblodhi informacione të inteligjencës për qeverinë e Tajvanit”.
Shih ishte një akademik i njohur i Tajvanit dhe miqësor ndaj Kinës.
Tre “spiunë” të tjerë të Tajvanit po ashtu “rrëfyen”. Ata janë këshilltari i qeverisë lokale, Lee Meng-chu, akademiku Cheng Yu-chin dhe kryetari i Shoqatës së Marrëdhënieve të Tajvanit Jugor, Tsai Chin-shu.
Kina e pretendon Tajvanin si një “provincë të shkëputur”, megjithatë Tajvani këmbëngul se është i pavarur që nga viti 1949 dhe ka vendosur marrëdhënie diplomatike me të paktën 16 vende dhe rajone.
Së fundmi, administrata amerikane nën presidentin Donald Trump u përqendrua në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe me Tajvanin, që rezultoi në përkeqësimin e mëtejshëm të lidhjeve midis Pekinit dhe Uashingtonit.
Kosova nis pranimin e migrantëve të deportuar nga ShBA-ja
Kapen dy ushtarë të Ervis Martinajt, operacion i RENEA-s
Struga në bllokadë politike: Kush e ka fajin?
Banka Qendrore e Rusisë i quan të “jashtëligjshme” planet e ...
Konfiskohen mbi 250 kg duhan në Prishtinë
Parlamenti i Shqipërisë miraton buxhetin 2026 me 81 vota pro