Kina ka shprehur mbështetjen e saj për krijimin e një shteti të pavarur palestinez, bazuar në kufijtë e vitit 1967.
Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme e ka bërë deklaratën gjatë një konference për shtyp, ndërkohë që i është përgjigjur pyetjeve mbi deklaratën e kombeve myslimane që pohuan se Jerusalemi Lindor është kryeqyteti i Palestinës, shkruan “Xinhua”, transmeton portali arbresh.info
“Kina e kupton shqetësimin e vendeve islamike për statusin e Jerusalemit”, tha zëdhënsi Lu Kung, duke shtuar se Kina “bën thirrje për zgjidhjen e çështjes në përputhje me rezolutat përkatëse të OKB-së dhe konsensusin ndërkombëtar”.
Kombet e Bashkuara shpresojnë që Jerusalemi të bëhet kryeqytet i dy shteteve.
Javën e kaluar OKB-ja ka konfirmuar pozicionin e saj të pandryshueshëm pas vendimit të Presidentit Donald Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytet i Izraelit.
Kina gjithashtu ka bërë thirrje për negociata mes Izraelit dhe Palestinës, në mënyrë që të arrihet një zgjidhje./arbresh.info/
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026