Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar tha të dielën se diga Khakhovka u hodh në erë nga forcat ruse për të frenuar përparimin e trupave ukrainase në rajonin jugor të Khersonit.
Ukraina ka akuzuar forcat ruse për hedhjen në erë të digës nga brenda hidrocentralit të saj të lidhur me të.
Moska ka fajësuar Ukrainën për shkatërrimin e digës.
Dy palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për sulme ndaj civilëve ndërsa kryhen përpjekjet e shpëtimit.
Zv/ministrja Maliar tha në apikacionin Telegram se shpërthimi në digë që shkaktoi përmbytje në disa qytete dhe fshatra, bllokoi banorët dhe shkatërroi shtëpi të tëra, kishte për qëllim gjithashtu vendosjen e rezervave ruse në zonat e Zaporizhzhias dhe Bakhmutit.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha të shtunën se në Ukrainë po kryhen operacione kundërsulmuese dhe mbrojtëse, por nuk dha detaje të mëtejshme.
Një zëdhënës i ushtrisë ka thënë se forcat kundërsulmuese ukrainase kanë përparuar deri në 1400 metra në një numër seksionesh të vijës së frontit pranë qytetit lindor të Bakhmutit./VOA/
Kuvendi mblidhet në orën 15:00, në rend dite ratifikimi i ma...
Avokati kryesor i Rexhep Selimit: Duhet të shpallet i pafajs...
Komisioni për Buxhet miraton buxhetin e vitit 2026, radha te...
Aksion i madh në Çarshinë e Gjatë në Pejë, cak argjendaritë
Mbrojtja e Selimit: Selimi duhet të shpallet i pafajshëm, kë...
Mblidhet Komisioni për Integrime, shqyrton marrëveshjet ndër...