Organizohet ceremoni zyrtare në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, me rastin e Ditës së Bashkimit të Republikës Popullore të Ukrainës dhe Republikës Perëndimore Popullore të Ukrainës në vitin 1919.
Në ceremoni ishin të pranishëm, presidenti Vladimir Zelensky, kryeministri Denis Shmygal, kryetari i Parlamentit Dmitriy Razumkov dhe shefi i zyrës presidenciale Andriy Yermak.
Presidenti Zelensky gjatë ceremonisë vendosi lule tek monumenti i udhëheqësit të lëvizjes kombëtare, Mykhailo Hrushevsky.
Dita e Bashkimit në Ukrainë festohet që nga viti 1999 me rastin e përvjetorit të bashkimit të Republikës Popullore të Ukrainës dhe Republikës Perëndimore Popullore të Ukrainës në vitin 1919./AA/
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë