Presidenti i 47-të i SHBA-së, Donald Trump, mori zyrtarisht mandatin e tij të hënën e 20 janarit.
Menjëherë të nesërmen, ai nisi t’i vulosë disa vendime të rëndësishme.
Trumpi është deklaruar se po shqyrton vendosjen e një tarife prej 10 për qind për importet e mallrave të prodhuara në Kinë, duke filluar nga 1 shkurti.
Presidenti paralajmëroi vendosjen e taksës së importit prej 25 për qind për Meksikën dhe Kanadanë, nën arsyetimin se këto dy shtete kanë lejuar hyrjen ilegale të emigrantëve.
Trumpi liroi nga akuzat të gjithë të përfshirët në incidentin e 6 janarit në Kapitol.
Trump u ka thënë gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se po shqyrton vendosjen e një tarife prej 10% për importet e mallrave të prodhuara nga Kina që më 1 shkurt – duke iu përmbajtur një premtimi elektoral që ai bëri.
Ndërkohë, 22 shtete kanë ngritur padi kundër urdhrit ekzekutiv të nënshkruar dje, që revokonte shtetësinë e të drejtës së lindjes – shtetësia automatike amerikane që i jepet kujtdo që ka lindur në vend.
Trump gjithashtu anuloi udhëzimet që do të kishin penguar shkollat ose kishat të viheshin në shënjestër të bastisjeve të imigracionit dhe rivendosi politikën “Qëndroni në Meksikë”, që i mban azilkërkuesit jashtë vendit gjatë procesit të aplikimeve.
Një predikues fetar dje i kërkoi Trumpit të ketë mëshirë për emigrantët dhe qytetarët e komunitetit LGBT+, për të cilët Trumpi deklaroi se nuk do të ketë më shumë se dy gjini në SHBA.
Papa Leo thotë se civilët në Ukrainë po vuajnë, bën thirrje ...
Osmani për BBC: Kosova e di si arrihet paqja
Vuçiq e quan takimin mes eurodeputetëve dhe opozitës serbe “...
Rama në Izrael, takim kokë më kokë me Netanyahun – zbardhet ...
Protesta e opozitës në Tiranë, nën hetim katër figura kyçe n...
Thirrje në Gjermani për tërheqjen e arit nga SHBA-ja