Shkaku i shpërthimit në një anije kontejnerësh të ankoruar në Portin Jebel Ali të Dubait në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), mund të ketë qenë nga materialet e ndezshme në disa kontejnerë.
Drejtori i Policisë së Dubait, Khalifa Al Marri, në një deklaratë për Dubai TV tha se sipas informacioneve të para në 3 prej 130 kontejnerë në anije ka materiale të ndezshme, duke shtuar se shpërthimi mund të ketë ndodhur për shkak të njërit prej kontejnerëve.
Ai tha se nuk kanë hasur materiale radioaktive në anije ndërsa zjarri që shpërtheu është vënë nën kontroll.
Porti Jebel Ali, një ndër më të rëndësishmit në EBA, ndodhet në një distancë prej 30 kilometrash nga Dubai/AA/
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki
Çitaku kundër kandidaturës së Osmanit: S’i trajtoi barabarte...