Këshilli i Qytetit në Minneapolis të premten miratoi njëzëri një propozim për të ndryshuar kartën e qytetit për të lejuar që Departamenti i Policisë të shpërbëhet, pas kritikave masive të publikut për ligjzbatuesit mbi vrasjen e George Floyd.
Votimi 12 -0 është vetëm hapi i parë në procesin që ka mjaft pengesa burokratike deri në votimin e nëntorit, ku votuesit e qytetit e kanë fjalën e fundit, transmeton portali arbresh.info.
Ky vendim i erdhi pas sulmit të kohëve të fundit në qytetin më të madh të Minesotës që kanë rritur shqetësimet e shumë qytetarëve për bisedimet e shpërbërjes së departamentit.

Ndryshimi i propozuar më pas shkon në një komitet politikash dhe Komisionit të Kartës së qytetit për një rishikim zyrtar, në të cilin qytetarët e caktuar dhe zyrtarët e qytetit mund të pyeten.
Forca e Minneapolis ka qenë nën presion të madh qëkur Floyd, një i ri me ngjyrë vdiq me 25 maj, pasi një oficer policie e shtypi me gjurin e tij për gati tetë minuta.
Aktivistët kanë akuzuar prej kohësh departamentin se nuk është në gjendje të ndryshojë kulturën raciste dhe brutale, dhe në fillim të këtij muaji, një shumicë e këshillit shpalli mbështetje për shpërbërjen e departamentit./arbresh.info/
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh