Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry paralajmëroi për rreziqet e populizmit autoritar dhe kritikoi ashpër përdorimin pa frè të “Twitter”-it nga ana e presidentit të zgjedhur Donald Trump, duke thënë se në këtë mënyrë, ai u shmangej përgjegjësive.
Në komentet më të drejtpërdrejta kundër miliarderit që prej zgjedhjes së tij president më 8 nëntor, kryediplomati në largim sugjeroi gjithashtu se, të emëruarit për poste në kabinetin e ri po lejohen nga Kongresi të mos paraqesin deklaratat tatimore para seancave të konfirmimit të tyre në Senat.
“Çdo vend në botë duhet të shqetësohet për populizmin autoritar dhe mungesën e përmbajtjes në dialogun politik. Nëse politikat do të bëheshin nga 140 shkronja në Twitter dhe nëse çdo llogaridhënie e arsyeshme do të anashkalohej, atëherë ne kemi një problem”, tha John Kerry.
Ai përmendi dallimin mes zgjedhjes së tij si Sekretar Shteti 4 vite më parë, kur – siç tha, – iu desh të siguronte një sërë dokumentesh, dhe pjesëtarëve të kabinetit “Trump”, të cilëve sipas tij po u ofroheshin një sërë lehtësirash para seancave të konfirmimit.
Në muajin dhjetor, drejtuesi i Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, Bob Corcer deklaroi se paneli nuk i kishte kërkuar Rex Tillersonit, i zgjedhur nga Trumpi si Sekretar Shteti, të dorëzonte deklaratat tatimore.
Walter Shaub, drejtor i Zyrës Federale të Etikave qeveritare u tha në një letër senatorëve javën e kaluar se ishte tepër i shqetësuar për mosplotësimin e procedurave nga ana e të emëruarve të kabinetit “Trump”.
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...