Krerët fisnorë të qytetit sirian Raqqa kanë deklaruar i kanë bërë thirrje koalicionit të SHBA-ve dhe forcave aleate të tyre siriane që të lejojnë evakuimin e luftëtarëve të Shtetit Islamik, në mënyrë që të ndalohet gjakderdhja.
Në një deklaratë të marrë nga AP, udhëheqësit fisnorë kanë theksuar se ata garantojnë sigurinë e atyre pak militantëve të mbetur në Raqqa, transmeton portali arbresh.info
Sipas tyre një nismë e tillë po bëhet me qëllim për të parandaluar dhunën e mëtejshme.
Megjithatë, ende është e paqartë se sa të shpërngulur janë dhe se ku do të shkojnë.
Në deklaratë thuhet se evakuimi do të shpëtojë jetët e civilëve të cilët militantët i përdorin si mburoja njerëzore.
Reuters shkruan se rreth 100 luftëtarë të ISIS-it janë dorëzuar gjatë 24 orëve të fundit./arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...