Gjykatësja që ka dënuar lideren e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, vendim i cili i ndaloi kandidimin në zgjedhjet presidenciale të Francës në vitin 2027, është vënë nën mbrojtjen e policisë.
Sipas mediave ndërkombëtare, Benedikte de Perthuis është përballur me kërcënime me vdekje.
Policia e Parisit ka konfirmuar se ka nisur një hetim lidhur me këto kërcënimet.
Benedikte de Perthuis, kryetarja e një paneli prej tre gjyqtarësh që shpalli Le Penin fajtore për përvetësim të fondeve të BE-së, tani është marrë në mbrojtje nga policia.
De Perthuis gjithashtu ka marrë kërcënime edhe në mediat sociale, pasi fotoja e saj është përhapur me shpejtësi në rrjetin platformë X ./abcnews.al/
Osmani i bashkohet Marshit për Drejtësi, përshëndetet me Ham...
Vritet në Londër nipi i këngëtares kosovare, disa të arrestu...
“Kosova e shpalli pavarësinë, ne e njohëm”, momenti kur Bush...
Osmani jep mbështetje për marshin “Drejtësi, jo politikë”
Kurti: Lufta e UÇK-së ishte luftë e kulluar çlirimtare ̵...
Rifat Jashari pritet me duartrokitje nga qytetarët në paraka...