Ukraina ka dhënë përditësimin e fundit mbi numrin e humbjeve që ka pësuar Rusia që nga fillimi i luftës më 24 shkurt.
Ai pretendon se 61,680 trupa ruse janë vrarë dhe 5,093 automjete të blinduara të personelit janë shkatërruar.
Pajisjet e tjera ushtarake që janë zhdukur përfshijnë 233 helikopterë, 2,466 tanke dhe 266 aeroplanë.

Gjithashtu thuhet se janë shkatërruar edhe 15 luftanije dhe 1455 sisteme të artilerisë.
Kujtojmë se së fundit kanë qarkulluar pamje të ndryshme të dorëzimit të ushtarëve rusë, por edhe të braktisjes së tankeve në gjendje të rregullt të Rusisë.
Ndryshe, Ukraina tashmë disa javë ka nisur një kundërofensivë duke çliruar shumë territore të pushtuara prej Rusisë. /arbresh.info/
Ushtarët e Zvicrës do të qëndrojnë në Kosovë deri në vitin 2...
Marta Kos anulon vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve ...
Sveçla pjesëmarrës në Forumin e Salzburgut për bashkëpunim r...
Fakulteti në Mitrovicë të Veriut në prag të skadimit të afat...
Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është në duart e pop...
Trump thotë se lufta me Iranin është afër përfundimit