Tre gra dhe një burrë u gjetën të vrarë me thikë në një shtëpi në juglindje të Londrës.
Mediet britanike raportojnë se viktimat nuk njiheshin me njëri tjetrin dhe se u gjetën nga policia në orët e para të ditës së sotme, pasi fqinjët informuan autoritetet për një sherr në Southwok, një lagje në jug të Thames.
Dyshohet se gratë janë rreth 60, 40 dhe 30 vjeç, ndërsa burri 60 vjeç.
Colin Wingrove, një zëdhënës i policisë së Londrës, tha se një i dyshuar ishte arrestuar në vend dhe se autoritetet nuk janë në kërkonin për të dyshuar të tjerë për vrasje.
Nuk është bërë ende e ditur se cila ishte marrëdhënia mes viktimave dhe autorit dhe as cili ishte motivi i vrasjes./abcnews.al/
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...
Fituesi i Topit të Artë shpall kandidaturën për të parin e f...