Policia spanjolle ka kapur një grup kriminal që kultivonte hashash pranë parkut kombëtar të Serrania de Kuensa, në Spanjë.
Agjentët kanë arrestuar katër pjesëtarë të grupit të cilët punonin me rritjen e bimëve të paligjshme në një plantacion të fshehur me kujdes mes bimësisë së dendur të zonës.
Grupi përbëhej nga katër shqiptarë të cilët kishin ngritur një kamp në zonë, prej ku e kontrollonin plantacionin rreth 24 orë në ditë.

Ata janë raportuar nga qytetarë të rastit që i kanë vënë re, dhe policia arriti të bllokojë më shumë se dy ton marijuanë, pasi i mbajti nën vëzhgim që nga fillimi i tetorit.
Zona ku ishin vendosur ishte shumë e veçuar dhe nuk mund të shkohej në këmbë pa ecur për gjysmë ore midis pyllit të dendur.

Ata kishin ngritur gjithashtu një sistem të sofistikuar vaditjeje, nëpërmjet tubave të vendosur nën tokë, të fshehura midis pemëve./tch

21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...