Është dërguar ushtria në aeroportin e Gatwick, pasi është mbyllur tërësisht për 24 orë të mira për shkak të fluturimit të dronëve në hapësirën e tyre ajrore.
Rreth 110 mijë njerëz kanë mbetur pa udhëtuar në ditën që njihet si më e ngarkuara e vitit për t’u bashkuar me familjet në prag të Krishtlindjeve, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, asnjë avion nuk ka qenë në gjendje të hyjë ose të largohet që prej orës 21:00, kur është zbuluar droni i parë.
Një operacion policor për të gjetur ata që pilotojnë pajisjet ajrore të kontrolluara nga larg ka qenë deri tani i pasuksesshëm dhe motivimi i atyre që fluturojnë është i panjohur.
Policia fillimisht tha se nuk mendojnë se është e lidhur me terrorizmin, por ata dyshojnë se është e qëllimshme./Arbresh.info/
Tentoi ta vriste Donald Trumpin, Ryan Routh dënohet me burgi...
Besëlidhja e mposht Vëllaznimin në Ligën Unike
Dosjet e FBI-së zbulojnë detaje të reja mbi vdekjen e Epstei...
VV atakon Gjykatën Kushtetuese: Po krijon pushtet paralel, i...
E rëndë në Gjermani: Konduktori i trenit vritet nga pasagjer...
Rama: Vizita në Vatikan nisi nga ‘Zoja e Shqipërisë’, asnjë ...