Elizabeth Warren do të shënjestrojë gjigandë të teknologjisë si Amazon, Facebook dhe Google nëse triumfon në përpjekjen e saj për presidencën amerikane në vitin 2020.
Senatorja demokrate Elizabeth Warren do të shënjestrojë gjigandë të teknologjisë si Amazon, Facebook dhe Google nëse triumfon në përpjekjen e saj për presidencën amerikane në vitin 2020.
“Është koha që të mëdhenjtë e teknologjisë të mësojnë ç`është bindja”, u shpreh politikania 69-vjeçare.
“Çështja është se mundësia për të bërë më të mirën, për të dalë me një ide të jashtëzakonshme dhe për t’u munduar me mish e me shpirt që ajo të realizohet, për të qenë në gjendje të konkurrojnë në një nivel shansesh të barabarta, njerëzve po u hiqet nga këta gjigandë të platformave. Ndaj, ideja ime është që ata të vihen nën kontroll dhe në këtë mënyrë do të kemi më shumë konkurrencë dhe një treg më të fuqishëm në Amerikë. Kështu duhet të funksionojë kapitalizmi”, tha Warren.
Përpara turmës së simpatizantëve demokratë të mbledhur në Queens të Nju Jorkut, Warren tha se i ka ardhur “në majë të hundës” shfrytëzimi që bëjnë këta lloj miliarderësh.
Plani i saj “rregullues” parashikon zhbërjen e bashkimit të disa kompanive të fushës dhe synon t’ua ndalojë të tjerave konkurrimin në platformat e veta, me shpresën se kjo do të nxisë konkurrencën e do të mbrojë biznesin e vogël.Warren dha edhe shembuj se nga do ta niste punën për të ndryshuar gjërat, duke thënë se më së pari do të anulonte blerjen e WholeFoods nga Amazon apo shkrirjen e Facebook me WhatsApp e Instagram, dhe Google me Waze.
Rama reagon për vrasjen e policit në Maliq: Nderim i përjets...
Vidhet një motoçikletë në Prishtinë, nisin hetimet
Dy shtetas serbë ndalohen në Jarinje, policia u sekuestron d...
Shpërthim në një fabrikë armësh në Rusi, humbin jetën dy pun...
Falsifikimi i parave në Prishtinë, rasti në hetime
Dy persona arratisen nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipj...