Në zgjedhjet lokale të 3 Majit në Britani, do të konkurrojnë 3 kandidatë shqiptarë për këshilltarë, dy prej të cilëve, janë kandidatë të rinj.
E veçanta e këtyre zgjedhjeve është se kandidatët, janë nga të dyja partitë kryesore, konservatorët e kryeministres Theresa May dhe opozitës laburiste të Jeremy Corbyn.
Për konservatorët, të cilët nuk parapëlqehen politikisht nga komuniteti shqiptar me të drejtë vote në Britani, konkurron Anila Skeja nga Librazhdi, e cila ka vetëm pesë vjet që jeton në Londër me familjen e saj.
Ajo është mësuese për nga profesioni dhe konkurron për konservatorët në pushtet në qytezën Barnet në veri të Londrës. Zona elektorale, ku ajo kandidon është e njohur për mbështetjen që gëzojnë laburistët, ndërkohë në atë Bashki në tërësi kanë fituar konservatorët, thotë ajo, fakt që e bën garën shumë të vështirë dhe interesante.
Ndërkohë një prurje e re në radhët e Laburistëve të opozitës në Bashkinë Harrow në veri të Londrës është Endri Hatillari, një profesionist i suksesshëm dhe aktivist i njohur.
Endri Hatillari ka kryer studimet e larta dhe pas universitare në Londër, dhe është diplomuar për Menaxhim në nivelin e Masterit Shkencor, ndërkohë që, shënon një sërë eksperiencash si në Fushën Akademike, Telekomunikacion, organizata ndërkombëtare jo qeveritare dhe në atë të sistemit bankar.
Kandidati laburist në radhët e shqiptarëve, Hatillari, shprehet se do të ishte i lumtur që në zgjedhjet e ardhshme të shihte një numër edhe më të madh shqiptarësh që garonin për poste vendim-marrëse, që të kemi zë më të fortë dhe bëhemi me influencues, thotë ai.
Zgjedhjet lokale të së enjtes në Britani priten me interes dhe sondazhet favorizojnë laburistët e opozitës, sidomos në kryeqytet./TCH
Marca me artikull të veçantë: Muriqi nuk është “Pirati”, ai ...
Murati: Fillimisht shtesat i quanin “vitra”, tash “blerje vo...
Presidenti Begaj përshëndet Konferencën e 8-të Ndërqeveritar...
Protesta në Meksikë para Kupës së Botës, rreth 130 mijë pers...
Osmani dhe Abdixhiku takojnë kongresistin amerikan Keith Sel...
Shpëtohet bjeshkatari gjerman 48-vjeçar në Luboten