Kanceri i Mbretit Charles III është identifikuar herët, ka thënë të martën kryeministri britanik, Rishi Sunak, pas nisjes së trajtimit të mbretit, 18 muaj pas ngjitjes në fron.
Pallati Buckingham nuk e ka specifikuar llojin e kancerit që ka 75-vjeçari, i cili i ka pezulluar paraqitjet publike, por vazhdon të kryejë detyrat që ka.
Njoftimi ka nxitur menjëherë shumë mesazhe përkrahjeje.
“Fatmirësisht, është identifikuar herët dhe tani të gjithë po urojnë që ai të trajtohet dhe të shërohet plotësisht”, ka thënë Sunak për transmetuesin britanik BBC.
“Besoj që për këtë lutemi të gjithë, dhe unë, natyrisht, jam në kontakt me të dhe do të vazhdojë të komunikojë me të si zakonisht”, ka shtuar ai.
Charles, i cili është bërë mbret pas vdekjes së nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeta II, më 8 shtator 2022, është raportuar të jetë me shëndet të mirë.
Mirëpo pallati ka thënë se gjatë një procedure të kryer së fundi për prostatë të zmadhuar – komplikim shëndetësor – është vërejtur një tjetër gjë shqetësuese dhe disa testime kanë identifikuar një “lloj të kancerit”.
“Shumë familje që janë duke na dëgjuar, janë emocionuar dhe e di se çfarë nënkupton kjo për të gjithë”, ka thënë Sunak.
Pallati ka thënë se mjekët e kanë këshilluar Charles-in që t’i shtyjë angazhimet publike, por që mbreti do të vazhdojë me kryerjen e detyrave “si zakonisht”./rel
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?