Zëvendëspresidentja e zgjedhur e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris ka reaguar pas protestave në Washington.
Ajo përmes një postimi në rrjetin social, Twitter ka thënë se ajo i bashkohet thirrjes së presidentit të zgjedhur, Joe Biden që të ndalet sulmi ndaj Kongresit dhe nëpunësve publikë.
“Unë bashkohem me Presidentin e zgjedhur @JoeBiden duke bërë thirrje që sulmi ndaj Kongresit dhe nëpunësve publikë të kombit tonë të përfundojë siç tha ai, “lejoni që puna e demokracisë të shkojë përpara”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë që tani situata ka filluar të qetësohet dhe protestuesit kanë filluar të largohen nga ndërtesa./arbresh.info/

Izraeli përgatitet për rifillimin e sulmeve ndaj Iranit
Man United mposht Nottingham-in, siguron Champions-in
Nagavci pas takimeve me bashkatdhetarët: Rrugës për në Gjako...
Kurti: VV-ja ka rekord 51.1%, opozita ka nevojë për një humb...
Shkurte Fejza mesazh studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Ve...
Korçë, dyshime për eksploziv/ Rrethohet lagjja 18, forcat xh...