Japonia do të përgatitet që të dërgojë ushtarë në Gadishullin Korean për të mbrojtur shtetasit e tij në rast të një krize që kërkon një evakuim, deklaroi të martën ministrja japoneze e Mbrojtjes, Tomomi Inada.
“Nëse shfaqet në gadishullin korean një situatë që kërkon që shtetasit japonezë dhe të tjerë të evakuohen dhe nëse kjo nuk mund të realizohet nga mjetet që kanë në dispozicion, Tokio do të përgatitet të dërgojë forcat ushtarake”, deklaroi ajo para Parlamentit.
Këto deklarata vijnë në një çast që Koreja e Veriut ka kërcënuar se do të zhvillojë teste me raketa çdo javë dhe ku ekziston frika që regjimi komunist të vazhdojë me një test të gjashtë bërthamor./Arbresh.info/
Kryesia e re e LDK-së, kush mbeti jashtë dhe kush u shtua
KRU `Prishtina` paralajmëron ndërprerje të ujit në disa lagj...
Haxhiu uron Merkur Smajlaj për përfshirjen në Forbes për vit...
“Na e vodhën ndeshjen”, ylli i Barcelonës shpërthen pas elim...
“Nuk përfaqëson unitetin e kombit”, Magyar i kërkon dorëheqj...
Vuçiq paralajmëron armatim të ri: Siguria më e ndërlikuar ng...