Qeveria japoneze do të mbajë një seancë urgjente të këshillit kombëtar të sigurisë, si përgjigjje për lansimin e fundit të raketës nga Koreja Veriore.
Sekretari i kabinetit qeveritar të Japonisë u tha gazetarëve se raketa ka të ngjarë të jetë “e njëjtë si më parë”, duke iu referuar lansimit të raketës që kaloi mbi territorin japonez me 29 gusht, transmeton portali arbresh.info
Yoshihide Suga dënoi testin e raketave nga Pheniani, duke thënë se raketa kaloi mbi Hokkaido dhe ra ë Oqeanin Paqësor, rreth 2,000 kilometra në lindje të Cape Arimori.
Sipas raporteve, Japonia nuk ka tentuar të ndalojë raketën. Nuk ka raportte për ndonjë dëmtim të shkaktuar në anën japoneze.
Megjithatë, kryeministri japonez, Shinzo Abe, lëshoi udhëzime për t’u përgatitur për rrethana të parashikushme dhe ka kërkuar nga qytetarët që të jenë vigjilent./arbresh.info/
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”
Apple do të lëshojë pesë produkte të reja pas dy javësh, pri...
NASA synon që në fillim të marsit të dërgojë njerëz përsëri ...
Tri metoda natyrale si të ulni tensionin e lartë
Nga mëngjesi deri në darkë – sa gota me ujë duhet të pini